Eventet

17.05.2021
Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti, Dekani i Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike Kompjuterike Isak Shabani dhe Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve Bajram Fusha, sot nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me qëllim të krijimit të partneritet për shkëmbimin dhe ofrimin e këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe studentëve të këtij fakulteti të ju mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të Odës Sllovene të Bizneseve.