F T E S Ë - PANAIRI AGROKOS DHE EXPOKOS 2020

EAC Oda Sllovene e Bizneseve ju njofton që në emër të bashkpunimit me kompaninë CEO do të organizojë dy panairet e radhës, me këtë rast ju ftojmë të bëheni pjesë e panaireve EXPOKOS dhe AGROKOS të cilat organizohen nga datat 21-23 tetor 2020, në sallat e Hotel Emerald në Prishtinë.

CEO për të gjithë bizneset anëtarë të EAC -së ka ofruar një pako të veçantë.

Në pako janë të përfshira: Hapësirë ekspozuese prej 6m², stenda bashkë me elementet përcjellëse dhe darka përmbledhëse me të gjithë pjesëmarrësit.
Për të rezervuar pakon ekspozuese, ju lutem shkruani në emailin info@ceokos.com ose në numrin 044 208 446.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, këto panaire vijnë në një format ndryshe nga forma klasike siç i kemi organizuar më përpara. Panairet do organizohet duke u kombinuar me ekspozitë dhe prezantime në të njëjtën kohë, , gjithmonë duke respektuar rregullat pandemisë, pra mbajtja e distancës, vendosja e maskës, numri i kontrolluar i vizitorëve etj,

Mbi 12 kompani Italiane, mbi 8 kompani nga Bosnja e Hercegovina, 5 kompani nga Bullgaria janë vetëm disa prej kompanive të shteteve pjesëmarrëse këtë vit, të tjerët do jenë kompani nga Kosova dhe shtetet përreth. 

Nëse doni të përfitoni nga ky rrjetëzim dhe të takoheni me një audiencë të specializuar dhe të interesuar, ju lutem rezervojeni hapësirën e juaj më së voni deri më 12 tetor 2020. Sepse asnjë
format dixhital nuk mund të zëvendësojë kontaktin personal.

Ky edicion do karakterizohet me kombinimin e ekspozitës dhe me një program të pasur të forumeve dhe prezantimeve të ndryshme të shoqëruar me koktej dhe ushqime për ekspozuesit
dhe të ftuarit.

Për çdo pyetje që mund të keni sa i përket pjesëmarrjes si ekspozues apo vizitorë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Me kënaqësi presim t’ju takojmë në edicionin e radhës.