F T E S Ë - SEE MEET 2021

EAC Oda Sllovene e Bizneseve ka kënaqësi të ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën më të madhe Biznesore në Slloveni "SEE MEET 2021", e cila do të mbahet online me 20 dhe 21 Tetor 2021.

Oda Sllovene e Biznesit është e autorizuar që t’ju ftojë të merrni pjesë falas në eventin SEE MEET Sllovenia 2021, i cili është një forum ndërkombëtar që ofron një mundësi unike për të gjetur partneritete të reja biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga sektorë të ndryshëm të biznesit. Ajo u ofron kompanive mundësinë për të rritur biznesin e tyre në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të fituar kontakte dhe lidhje të reja përmes takimeve të paracaktuara individuale dhe rrjeteve joformale gjatë forumit. Për ne (Odën Sllovene të Bizneseve) ky është takimi më i rëndësishëm i vitit për shkak të mundësive që ofron.

Forumi i këtij viti ofron një mundësi unike për kompanitë nga industritë e mëposhtme:

• industria metalike dhe inxhinieria mekanike (prodhimi i makinerive dhe produkteve metalike),

• industria elektrike (prodhimi i pajisjeve elektrike),

• Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Më poshtë mund të shihni një pasqyrë të vitit 2019 nga Konferenca SEE MEET e cila është mbajtur fizikisht:

https://youtu.be/aAHh9EabNxY

Me respekt,

EAC Oda Sllovene e Bizneseve