FTESË - Konferenca e 5-të Kombëtare mbi Ndërkombëtarizimit e ekonomisë Sllovene
EAC Oda Sllovene e Bizneseve ju fton të merrni pjesë në Konferencën e 5-të Kombëtare mbi Ndërkombëtarizimit e ekonomisë Sllovene, e cila do të mbahet më datë 20 qershor, në Maribor, Slloveni. Pjesëmarrja në këtë konferencë është falas.
Duke pasur parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të integrimit të ekonomisë sllovene në mjedisin ndërkombëtar, për të pestën herë radhazi organizohet një konferencë kombëtare për ndërkombëtarizimin. Këtë herë në qendër të vëmendjes është vendosur "Greenovated në Slloveni", pasi që duan të theksojnë rëndësinë e zgjidhjeve të gjelbra dhe inovative të reja të krijuara nga kompanitë sllovene që synojnë pozicionimin më të lartë në tregjet e huaja.
Të pranishmit do të priten nga mikpritësit, Tanja Fajon, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Matjaž Han, Ministër i Ekonomisë, Turizmit dhe Sporteve.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen individualisht përmes takimeve B2B me këshilltarë ekonomikë dhe klube biznesi jashtë vendit.
Regjistrimi është i mundur deri më 16 qershor 2023, përmes linkut më poshtë:
https://5th-national-conference-on-internationalization.b2match.io/
Mund të çregjistroheni deri më 17 qershor 2023 në platformën online B2match.
Ju lutemi vini re se në rast anulimi/mos-shfaqjeje me vonesë, do të aplikohet një tarifë prej 80,00 euro, nga organizatorët e Konferencës)
Nëse keni pyetje shtesë ose nevojë për informacione të tjera, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në emailin tonë: info@eac-ks.com
Me respekt,
EAC Oda Sllovene e Bizneseve