FTESË - "Konventa vjetore më e madhe për Menaxherë të Shitjes"

NJOFTIM
 
Kemi nderin të i'u informojmë për “Konventën vjetore më të madhe për Menaxherë të Shitjes” që organizohet nga partneri jonë Z. Denis Gafuri, dhe me kënaqësi do ta mbështesim këtë mega event, i cili do të mbahet në platformën Online, në formë të webinarit. 

Konventa do të jetë dyditore, dhe do të mbahet me datat 4 dhe 5 Dhjetor 2020.
 
Në këtë konventë do të marrin pjesë folës e trajner tejet të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Austria, Britania e Madhe, Kanada dhe vendet e tjera.
 
Është detyrë e jona që i’a kemi vënë vetes, që të bëjmë të pamundurën për t’a organizuar në formën më të mirë të mundshme, vetëm e vetëm që ju të përfitoni sa më shumë nga kjo konventë e jona e përbashkët.
 
Konventa vjetore “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, është vendi i duhur për të promovuar kompaninë / brendin tuaj, sepse kushdo që është pjesëmarrës i konventës, ka të vetmin qëllim: SUKSESIN!

Gjithmonë aty ku bëhen bashkë kompanitë më të forta, njerëzit më të suksesshëm, liderët më të mirë, padyshim që nuk mbetet vend për diçka tjetër përveç zhvillimit tuaj personal dhe profesional.

Për tu informuar më shumë rreth Konventës dhe mënyrës së regjistrimit, ju lutem na kontaktoni përmes e-mailit sales@denisgafuri.com apo përmes numrit të telefonit: 049 893 693 ose 049 668 900.
 
Ju mirëpresim në konventë!