FTESË - PANAIRI AGRA 2022, GORNJA RADGONA, SLLOVENI
EAC - Oda Sllovene e Biznesëve ka kënaqësinë të ju njoftoj se këtë vit do të organizojmë vizitën në Panairin e 60-të ndërkombëtar të bujqësisë dhe ushqimit "AGRA 2022", i cili do të mbahet në Gornja Radgona, Slloveni, me datat: 20-25.08.2022.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje do të kenë mundësi të shkëlqyeshme për marrjen e njohurive të reja nga koncepte moderne dhe produktive të bujqësisë Sllovene, për shkëmbimin e përvojës në fushën ndërkombëtare dhe për krijimin e lidhjeve të reja të biznesit.
EAC Oda Sllovene e Biznesëve, në kuadër të vizitës së panairit, do të organizojë edhe takime B2B, e cila është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve të reja.
Panairin “AGRA”, duhet vizituar për shkak të promovimit të teknologjive të reja, është panairi i Bujqësisë më i madhi në Europë, ka vizitor dhe prezantues nga shumë vende të botës. Organizojmë ta vizitojmë sepse është vendi i lindjes së ideve të reja, ideve kreative, ideve inovative dhe mundësi për krijimin e kontakteve të reja për të gjithë ne.
Për të gjithë të interesuarit, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit: info@eac-ks.com