FTESË - Panairi i 59-të ndërkombëtar i bujqësisë dhe ushqimit "AGRA 2021"

EAC - Oda Sllovene e Biznesëve ka një lajm të mirë për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të vizitojnë Panairin e 59-të ndërkombëtar të bujqësisë dhe ushqimit "AGRA 2021", i cili do të mbahet në Gornja Radgona, Slloveni, me datat: 21-26.08.2021.

Përfundimisht, pas përfundimit të fazës së pandemisë u hapen dyert që Fizikisht/Live të kemi kontakt me partnerët, furnitorët dhe klientët e rinjë potencial në lëminë e bujqësisë.

Panairin “AGRA”, duhet vizituar për shkak të promovimit të teknologjive të reja, është panairi Europian më i madh në Europë, ka prezantues nga shumë vende të botës dhe vizitor gjithashtu, njohuri të reja teknike, e vizitojmë sepse është vendi i lindjes së ideve të reja kreative dhe inovative për ne..

Gjithashtu, do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për transferimin e njohurive të reja nga fermat sllovene të bujqësisë, për shkëmbimin e përvojës në fushën ndërkombëtare dhe për krijimin e lidhjeve të reja të biznesit.

EAC Oda Sllovene e Biznesëve, në kuadër të panairit, do të organizojë edhe takime B2B, e cila është mundësi e mirë për krijimin e kontakteve të reja.

Për të gjithë të interesuarit, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në numrin e telefonit: +383 44 166 488 ose përmes e-mailit: info@eac-ks.com.

Me respekt,
EAC Slovenian Business Club
Dardani SU-1/3A, 10 000 Prishtina, Kosovo
Tel. +383 44 166 488
info@eac-ks.com
www.eac-ks.com