FTESË - PANAIRI NDËRKOMBËTAR I TREGTISË DHE INDUSTRISË "MOS 2021", Celje, Slloveni
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në organizimin e rradhës në Celje, Slloveni, me rastin e organizimit të vizitës së Panairit Nderkombëtar të Tregtisë MOS 2021.
Këto vizita dhe takime do të zhvillohen në intervalin kohor prej: 15-19 Shtator 2021.
MOS është një ngjarje biznesi dhe ndahet në pesë segmente:
• MOS Home,
• MOS Tehnika,
• MOS Turizem,
• MOS B2B dhe
• MOS Plus.
MOS plotësohet nga ligjërata, ngjarje dhe punëtori nga fusha të ndryshme, ku mund të merrni shumë informacion të dobishëm në lidhje me interesat e juaja.
Gjithashtu, do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për transferimin e njohurive të reja nga kompani të suksesshme Sllovene, për shkëmbimin e përvojave të ndryshme si dhe mundesinë për krijimin e lidhjeve të reja të biznesit.
EAC Oda Sllovene e Biznesëve, në kuadër të panairit, do të organizojë edhe takime B2B, e cila është mundësi e mirë për krijimin e kontakteve të reja.
Nëse keni interes të merrni pjesë, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek ne në numrin e telefonit: +383 44 166 488 ose përmes e-mailit: info@eac-ks.com.
Me respekt,
EAC Oda Sllovene e Bizneseve