Arsyet për të investuar në Kosovë
Kosova është një nga ambientet më tërheqëse të bizneseve në rajon. Potenciali më i madh janë minierat, energjia, bujqësia dhe sektorët për përpunimin e ushqimit që prezantojnë mundësi për tërheqje të investimeve private.
Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë
Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.
- Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë. Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë. Veç kësaj, Qeveria po paraqet stimulim të taksave që përkrah prodhimin vendor.
- Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.
- Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane.
- Ambient stimulues për investime - Ambienti institucional i Kosovës përkrah bizneset:
- Qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje
- Institucione moderne në përkrahjen e bizneseve
- Procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve)
- Strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe
- Monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.