10.11.2021
EAC Oda Sllovene e Bizneseve do të ketë një ngjarje biznesi të përbashkët me Ambasadën e Sllovenisë në Kosovë me temën: “Ngjarje Biznesi Slloveno - Kosovare” më 10 nëntor 2021 nga ora 18:30 deri në 20:30 në Hotel Sirus në Prishtinë.
01.11.2021
Oda Sllovene e Bizneseve pjesëmarrëse në takimin e organizuar nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili ka mbajtur dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregti me jashtë, ku u kërkua që ligji për masat e mbrojtjes në importe të inkorporohet në projektligjin për Tregti me Jashtë, si dhe të saktësohet neni 23 në mënyrë që të evitohen dykuptimësitë.
20&21.10.2021
EAC Oda Sllovene e Bizneseve ka kënaqësi të ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën më të madhe Biznesore në Slloveni "SEE MEET 2021", e cila do të mbahet online me 20 dhe 21 Tetor 2021.
Forumi i këtij viti ofron një mundësi unike për kompanitë nga industritë e mëposhtme:
• industria metalike dhe inxhinieria mekanike (prodhimi i makinerive dhe produkteve metalike),
• industria elektrike (prodhimi i pajisjeve elektrike),
• Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
23.10.2021
EAC Oda Sllovene e Biznesit ka kënaqësinë të ju informojë se është hapur zyrtarisht procesi i shitjes së biletave për Konventën e IV-të: SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT.
Konventa do të mbahet me 23 Tetor 2021, e cila do të organizohet në dy forma: live dhe online. Iu takon juve të bëni përzgjedhjen se si dëshironi të na bashkoheni këtë vit. Konventa do të mbahet në Golden Imperial në Prishtinë. Spikerët dhe temat që do të trajtohen do të iu ndihmojnë në aftësimin personal dhe profesional si dhe në përgatitjen tuaj në fushën e ndërmarrësisë.
Nxitoni të bëni rezervimin e vendit tuaj, duke plotësuar këtë formularë:
https://tinyurl.com/wkwdrnmy
01.10.2021
Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se sot në Prishtinë, 01 Tetor 2021 - u zhvillua një takim i rëndësishëm midis Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic i shoqëruar nga Drejtori i Odës Sllovene të Biznesit , Bajram Fusha, me të cilin diskutoi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në sektorët e mbuluar nga MBPZHR, me qëllim të forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë në të gjithë vendin.
15-19.09.2021
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në organizimin e rradhës në Celje, Slloveni, me rastin e organizimit të vizitës së Panairit Nderkombëtar të Tregtisë MOS 2021.
Këto vizita dhe takime do të zhvillohen në intervalin kohor prej: 15-19 Shtator 2021.
MOS është një ngjarje biznesi dhe ndahet në pesë segmente:
• MOS Home,
• MOS Tehnika,
• MOS Turizem,
• MOS B2B dhe
• MOS Plus.
21-26.08.2021
EAC - Oda Sllovene e Biznesëve ka një lajm të mirë për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të vizitojnë Panairin e 59-të ndërkombëtar të bujqësisë dhe ushqimit "AGRA 2021", i cili do të mbahet në Gornja Radgona, Slloveni, me datat: 21-26.08.2021.