Ngjarje Biznesi Slloveno - Kosovare

EAC Oda Sllovene e Bizneseve do të ketë një ngjarje biznesi  të përbashkët me Ambasadën e Sllovenisë në Kosovë me temën: “Ngjarje Biznesi Slloveno - Kosovare” më 10 nëntor 2021 nga ora 18:30 deri në 20:30 në Hotel Sirus në Prishtinë.

Qëllimi i këtij eventi është takimi ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve sllovene në Kosovë, shkëmbimi i përvojave, afirmimi i tyre dhe krijimi i një ambienti më të mirë për përfaqësuesit e bizneseve sllovene në Kosovë.

Në kuadër të këtij evenimenti biznesor, si mikpritës do të jenë: Ambasada Sllovene në Prishtinë dhe EAC Oda Sllovene e Bizneseve.

Ne do të nderohemi me pjesëmarrjen e:

Ambasadorën e Ambasadës Sllovene në Kosovë, Shkëlqesia e Saj znj. Minca Benedejčič,
Drejtori i EAC Odës Sllovene të Biznesit, z. Bajram Fusha,
Ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive,
Përfaqësuesit e të gjitha bizneseve sllovene në Kosovë,
Partnerë të tjerë relevant të EAC Odës Sllovene të Biznesit,
Stafi i Ambasadës së Sllovenisë dhe
Stafi i EAC Odës Sllovene të Biznesit.