Shërbimet

Përkrahja e bizneseve për pjesëmarrje në Panaire të ndryshme në Slloveni dhe Kosovë,

Oda Sllovene e Bizneseve ju jep mundësinë dhe i mbështet bizneset anëtare përmes informimit, organizimit, ndërtimit të parakushteve për rrugëtim, për të marrë pjesë në panaire të ndryshme që kanë për qëllim promovimin, prezantimin e bizneseve dhe produkteve të tyre, njohjen me trendet e reja të zhvillimit të bizneseve Europiane në Kosovë dhe Slloveni.
Pjesëmarrja në panaire ka për qëllim njohjen me produkte të reja apo prezantimin e produkteve tuaja. Informimin në lidhje me trendet e reja të produkteve në treg, teknologjisë, kreativitetit dhe inovacionit, krijimit të një botëkuptimi të ri në lidhje me strategjinë e zhvillimit të produktit tuaj apo biznesit në përgjithësi. Gjithashtu ka për qëllim frymëzimin për përcaktimin e vizionit apo objektivave të reja dhe caqëve të suksesit të kompanisë tuaj.
Mirëpo, ne jemi këtu për të ju mbështetur në këtë ndryshim dhe bazament të sukseseve tuaja të ardhshme.