Profili

Euro Alliance Consulting është themeluar që nga viti 2013, dhe si rrjedhojë e suksesit të punës ndër vite, dhe bashkëpunimit me Biznese dhe institucione sllovene kemi fituar statusin e Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, që njihet edhe si EAC Slovenian Business Club.

Projekti i EAC Odës Sllovene të Bizneseve mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Sllovenisë përmes agjensionit SPIRIT.

Vizioni: Të jemi përherë portë e interesave të bizneseve sllovene dhe kosovare në bashkëpunim të ndërsjellë në lidhje me investimet, partneritetin, hapjen e tregjeve dhe distribuimit të produkteve në dy vendet e përfaqësuara si dhe Europën.

Misioni: Përkrahja e inicimit, ndërtimit, zhvillimit dhe avansimit të interesave të bizneseve, shoqatave, institucioneve dhe akterëve tjerë slloven dhe kosovarë që kanë interesa në tregjet e këtyre dy vendeve si dhe Europës.

Përmes aktiviteteve:

  • Ndërtimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i rrjetit të partnerëve, bizneseve, klientëve dhe anëtarëve të Odës Sllovene të Bizneseve,
  • Ndërmjetësimi për kompanitë sllovene dhe kosovare,
  • Avokimi, organizimi dhe udhëheqja e ngjarjeve si: Konferenca biznesore, Forume, B2B, B2G dhe B2C,
  • Përkrahja e bizneseve për pjesëmarrje në Panaire të ndryshme në Slloveni dhe Kosovë,
  • Përkrahja dhe ofrimi i njohurive për zhvillim të ndërmarrësisë me expert të ndryshëm nga Sllovenia dhe Kosova përmes Seminareve të ndryshme, trajnimeve dhe këshillimeve,
  • Përkrahja në përgatitje të projekt propozimeve për antarët tanë,
  • Informimi i antarëve tanë mbi tenderët e hapura,
  • Përkrahja e anëtarëve në përgatitjen e formës juridike të biznesit dhe regjistrimit të tij në Kosovë,

Si dhe aktivitete të ndryshme në organizimin, aranzhimin dhe përfaqësimin e takimeve të ndryshme në Kosovë dhe Slloveni, por jo vetëm këto.

Oda Sllovene e Bizneseve është ura ndërlidhëse më e suksesshme për zhvillimin e bizneseve anëtare dhe krijimin e mundësive për zgjerim më të lehtë jashtë vendit.

Angazhimi jonë nënkupton rritjen e produktivitetit të biznesit tonë anëtar, duke ju ndihmuar në njohjen e zbrazësirave të tregut dhe shkallën e përfitimit që vijnë nga përdorimi i shërbimeve tona.

"Nuk ka ashensor drejtë suksesit, ju duhet ti përdorni shkallët!"

                                                                     - Autori i panjohur