Mjedisi i biznesit në Republikën e Kosovës është duke u bërë ndër më konkurruesit në rajon. Përparësitë e krijuara, sikurse janë sistemi i favorshëm i taksave, burimet e bollshme natyrore, regjistrimi i shpejtë dhe i lehtë i bizneseve, ligjet transparente mbi investimet e huaja dhe përparësitë tjera, e bëjnë Kosovën një mjedis atraktiv dhe të favorshëm për investuesit e huaj.
Për kompanitë që kërkojnë të investojnë në një vend me shpenzime të vogla e me qasje të lehtë në BE, në Evropën Qendrore dhe në tregjet e Ballkanit, Kosova paraqet një mundësi shumë atraktive.
Në raportin tregues të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2020, Kosova është renditur ne pozitën e 57-të në botë, duke konfirmuar progres të madh të Kosovës në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.