Vizita e Panairit "MOS" Celje, Slloveni

Oda Sllovene e Bizneseve organizoi gjithashtu një vizitë biznesi në panairin ndërkombëtar të tregtisë MOS në Celje, Slloveni.

Si pjesë e vizitës së biznesit në MOS FAIR 2023, Oda Sllovene e Bizneseve dhe anëtarët e saj kishin mundësinë të shihnin praktikat dhe teknologjitë më të fundit në:

  • Ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive dhe zgjidhjet e qëndrueshme të energjisë,
  • Turizmin: kamping dhe karavane, destinacionet turistike dhe kënaqësitë e kuzhinës,
  • Energjitikën: zgjidhjet dhe pajisjet për energjinë profesionale dhe shtëpiake, si dhe teknologjitë miqësore ndaj mjedisit,
  • Zgjidhjet inovative dixhitale dhe shërbimet biznesi, brenda dhe jashtë vendit, si dhe rimëkëmbja ekonomike e gjelbër, dixhitale dhe fleksibile.

Këtë vit, panairi MOS 2023 ishte më i organizuar se vitet e kaluara dhe tërhoqi një delegacion shumë të madh nga Kosova.

Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga anëtarë të Odës Sllovene të Bizneseve, mblodhi oferta dhe kontakte të ndryshme gjatë panairit dhe ofroi informacion të rëndësishëm për palët e interesuara. Pati gjithashtu takime biznesi me ekspozues dhe kompani të ndryshme sllovene të interesuara për partneritete, shpërndarje apo përfaqësim në Kosovë.

Rezultati i këtyre panairëve ndërkombëtare është krijimi i kontakteve të reja për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, të cilat janë të rëndësishme për Kosovën, Slloveninë dhe tregjet e tjera të BE-së.